“Unë kam plotësisht besim tek autoritetet gjyqësore shqiptare. Siç ju kujtohet, ditën pas vrasjes në Elbasan, përpara zgjedhjeve, ne bëmë një deklaratë shumë të qartë dhe kemi besim te një hetim i shpejtë dhe se gjyqësori do të bëjë atë që duhet bërë. Kështu funksionon në demokraci.”
Në lidhje me vrasjet e ndodhura 3 javët e fundit në Elbasan, ambasadori u shpreh se:"Unë jam takuar disa herë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, jam takuar disa herë me hierarkinë e Policisë së Shtetit, jam takuar disa herë me oficerë policie [...] Mesazhi që unë jap ka të bëjë me besimin, me besimin institucional: besoni tek institucionet.”
