Papa Françesku hap meshat me praninë e publikut

exit.al 12 Maj 2021, 12:33

Papa Françesku deklaroi mbajtjen e meshës me publik për herë të parë pas gjashtë muajsh, raporton Agence France-Presse.

"Unë jam i lumtur ta rifilloj këtë takim ballë për ballë sepse ju them një gjë - nuk është mirë të flasësh para asgjëje, para kamerës", u shpreh Papa në një takim në Oborrin San Damaso në Vatikan.

Në muajin prill, Papa nisi të mbajë meshën me një turmë të kufizuar prej 500 personash.

Besimtarët e priten me brohoritje lajmin e nisjes se meshes me publik, sikurse ka qënë më parë.