Arrestohen 2 persona për trafik droge në Shkodër

exit.al 12 Maj 2021, 12:45

Dy 26-vjeçar u arrestuan në Shkodër për trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Policia gjithashtu sekuestroi 3000 fara kanabis sativa.

Personat e arrestuar janë Redon Cani 26 vjeç, banues në Krujë dhe Jetmir Luga 26 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë.

Sasia e drogës u gjet në makinën ku udhëtonin dy personat.