"Ne ishim mbështetës të fuqishëm të reformës dhe ndryshimeve që u bënë në 5 qershor, një marrëveshje që u firmos nga të gjitha palët dhe vazhdon të qëndrojë dhe nuk duhet të ndryshojë ajo marrëveshje që u bë në 5 qershor. Nëse do të kishte vazhdimësi të reformës duhet të bëhen në mënyrë sa më transparente dhe të jenë në përputhshmëri edhe me konsensusin e duhur.
Inkurajoj palët që të gjejnë një konsensus dhe ajo çfarë rekomandoj është që të gjendet një sistem që do funksiononte për Shqipërinë dhe që do i bënte zgjedhjet e 25 prillit të lira dhe të ndershme, kjo është me rëndësi për ne."
Duncan tha në lidhje me përplasjet në Këshillin Politik se ky i fundit duhet të vazhdojë punënnë rast të kundërt do të gjendjet mënyra për të ndërmjetësuar palët. Duncan ju bëri thirrje shqiptarëve të dalin në votime më 25 prill, duke e konsideruar atë si përgjegjësi ndaj vendit të tyre. Shpërndaje te miqtë
