Ambasadorët gjerman dhe amerikan takim në Presidencë

exit.al 21 Maj 2020, 11:09

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim dhe ambasadori gjerman Zingraf kanë zhvilluar sot një takim me këshilltarët e Presidentit Meta.

Takimi u zhvillua në Presidencë dhe ende nuk dihet se për çfarë është diskutuar.

Ambasadorja amerikane ka takuar dje edhe Kryeministrin Rama, të cilit i ka paraqitur propozimin e saj për ndryshimin e sistemit zgjedhor.