“E konsiderojmë të paargumentuar vendimin e autoriteteve shqiptare për dëbimin e diplomatit rus.
Asnjë provë e shkeljes prej tij të masave anti-kovid, të vendosura në Shqipëri, nuk është sjellë.
Ne besojmë se akuzat kundër tij janë të pabazuara dhe të sajuara.”
Ambasada pretendon se qeveria shqiptare ka bërë ankesa për një diplomat tjetër rus, për shkelje të masave, por ai tashmë është larguar nga Shqipëria. Po ashtu, ambasada theksoi se qeveria ka bërë gabim kur ka deklaruar publikisht emrin e diplomatit të shpallur ‘non grata’:“Në përputhje me praktikën diplomatike ndërkombëtare, emrat e punonjësve të misioneve diplomatike të shpallur “persona non grata” nuk i komunikohen publikut.
Kjo është, ndër të tjera, një nga detyrimet e vendit pritës, me qëllim ruajtjen e sigurisë personale të diplomatëve dhe anëtarëve të familjes së tyre.”
Një ditë më parë, qeveria shpalli si person të padëshirueshëm, një diplomat rus në Tiranë për shkelje të përsëritur të masave kundër COVID-19. Shpërndaje te miqtë
