Ambasada e SHBA-ve dënon dhunën e ushtruar në protestë

exit.al 8 Dhjetor 2015, 18:54

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë dënoi dhunën e ushtruar gjatë protestës së opozitës zhvilluar sot.

Në deklaratën drejtuar mediave, shkruhej se “akte të tilla si hedhja e gurëve, vënia flakë strukturave dhe dëmtimi i pronës publike nuk përputhet me vlerat demokratike”.

Ambasada, gjithashtu, kërkoi nga partitë politike që në të ardhmen protestat të mbeten paqësore dhe konstruktive.