Mbas reagimit të eurokomisoneres Gabriel, ambasada britanike bëri gjithashtu thirrje për dialog konstruktiv me të gjithë aktorët në fushën e trashëgimisë kulturore.
Në një postim në Twitter, ambasada shkruan:
“Ne mbështesim thirrjen e Komisioneres të BE-së Gabriel për dialog dhe tu japet kohën dhe hapësirën të përfshirëve që kjo të ndodhë me mirëkuptim. Dialogu nuk është humbje kohe, veçanërisht në këto kohë të trazuara”
https://twitter.com/UKinAlbania/status/1261265349187641346
Më herët eurokomisionerja Maryia Gabriel, kritikoi vendimin e Këshillit Bashkiak dhe bëri thirrje për dialog mes institucioneve dhe grupeve të interesit.
