Kontrata origjinale mes Alko Impex dhe Komunës së Prishtinës, mars 2013[/caption]
Po ashtu, afati i kontratës sipas dokumenteve zyrtare është nga data 15.04.2013 deri në datën 15.11.2013, pra vetëm 7 muaj dhe jo dy vite siç pretendon Alko Impex.
Pra Alko Impex ka falsifikuar dokumentet për kontratën e mëparshme me Komunën Prishtinë, me qëllim për të plotësuar kushtet për tenderin e Bashkisë Kavajë.
- Një tjetër kriter i kërkuar nga Bashkia Kavajë ka qenë dhe pasja në stafin e kompanisë të paktën një inxhinier kimie me përpojë pune 5-vjeçare. Për të vërtetuar plotësimin e këtij kriteri, kompania duhet të dorëzonte diplomën e universitetit, në degën Inxhinieri Kimie, të punonjësit nga stafi i tij.
Për të plotësuar këtë kusht, Kompani Alko Impex ka dorëzuar diplomën si Inxhinier Kimie të shtetasit kosovar Naim Beqir Pllana. Diploma e paraqitur nga Alko Impex mban këto të dhëna:
“Mitrovicë nr.243, datë 01.06.2000 t2 Universitetit të Prishtinës Fakulteti i Shkencave Natyrore për Zotin Naim Beqir Pllana. Firmosur nga Dekani Prof.Dr. Shefqet Rashani”
Por, Bashkia Kavajë ka kërkuar infromacion për këtë diplomë pranë Universitetit të Prishtinës, i cili përgjigjet se:“Bazuar në kërkesën tuaj të parashtruar përmes emailit lidhur me verifikimin e vërtetësisë së diplomës në emër të Naim Beqir Pllana, ju informojmë si në vijim.
Në arkivin e Fakultetit të Shkencave Matematikë-Natyrore nuk figuron kurrfarë dosje me emrin Naim Beqir Pllana.
Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore nuk ka pasur degë të KIMISË në Mitrovicë dhe asnjëherë nuk e ka pasur dekan prof. Dr. Shefqet Rashanin. Po ashtu në periudhën e shënuar në doplomë si datë e fillimit të studimeve, FSHMN nuk ka pasur program shënuar në diplomë Inxhinier i dipl. i Kimisë. Diploma të cilën kandidati ka prezantuar mund të jetë falsifikuar nga kandidati apo dikush tjetër.
Studenti i lartëpërmendur nuk është i shënuar as në librin e protokollit ku janë të gjitha të dhënat e studentëve të diplomuar.”
Pra, kompania Alko Impex, përveç vlerës financiare dhe afateve kohore, ka falsifikuar dhe diplomën e njërit prej punonjësve. Ky është rasti i dytë që bëhet publik, që kompania Alko Impex ka falsifikuar diplomën e punonjësve të tij. Më parë, në tendera të Bashkisë Elbasan dhe Tiranë, Alko Impex ka përdorur diplomë të falsifikuar në emër të Zotit Bekim Selmani. Vetë Zoti Selmani, me një deklaratë për median, u distancua nga ky skandal dhe tha se kompania ka përdorur emrin e tij pa dijeni e tij. Ai u shpreh se të dhënat personale dhe diploma e tij janë keqpërdorur nga Alko Impex dhe se do të bëjë denoncimet përkatëse. Kompania Alko Impex dhe në të paktën dy tendera të të Bashkisë Tiranë me objekt “pastrimin e Tiranës, Zona III” të zhvilluara në vitin 2014 dhe në vitin 2017 ka përdorur dokumenta të fallsifikuara, si rrjedhojë tenderat e fituara prej saj janë të paligjshme. Përveç tenderit në Bashkinë Kavajë, Kompania Alko Impex ka marrë dhe rreth 10, 8 milionë euro të tjerë nga 7 bashki të majta, nga viti 2014 deri më 2017. Tenderat e fituara prej tij janë kryesisht me objekt pastrimin dhe gjelbërimin e qytetit. Ndër to 6 kontrata i ka fituar vetëm nga Bashkia Tiranë, prej së cilës vetëm në periudhën 2016, 2017 ka marrë 2 tendera për pastrimin e Tiranës Zona III me vlerë përkatësisht 4,9 milionë euro dhe 4,1 milionë euro. Përveç kësaj, vetëm pak ditë më parë kjo kompani ka paraqitur ofertë, me të njëjtat dokumenta për tenderin e hapur nga Bashkia Kamëz për pastrimin e qytetit. Shpërndaje te miqtë
