Ali Ahmeti kushtëzon bashkëpunimin me kërkesën për kryeministër shqiptar

exit.al 17 Korrik 2020, 21:08

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, Ali Ahmeti ka deklaruar se i qëndron kërkesës për kryeministër shqiptar, si kusht për koalicion me partitë maqedonase.

BDI fitoi 15 deputetë në zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut, gjë që e bën faktor në krijimin e koalicioneve për krijimin e mazhorancës qeverisëse.

“Sigurisht, unë po i riafirmoj vijat e kuqe, nuk ka kthim pas. Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshja e Prespës, Marrëveshja për Fiqnjësi të Mirë me Bullgarinë, Vettingu, dhe Kryeministri shqiptar”, tha për Klan Macedonia, Ali Ahmeti

Shpërndaje te miqtë