Këshilli Politik mblidhet të djelën për ndryshimet në Kushtetutë e Kod Zgjedhor

exit.al 17 Korrik 2020, 20:20

Këshili Politik do të mblidhet paraditen e së djelës për të vijuar diskutimin për ndryshimet e miratuara në Kuvend për listat e hapura dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Opozita jashtëparlamentare ka njoftuar se do të përfaqësohet nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, përveç dy antarëve të Këshillit, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

Ndërsa nga mazhoranca, përveç Damian Gjiknurit, në takimin që zhvillohet në orën 11:00 do të jetë edhe Kryeministri Edi Rama.

Opozita jashtëparlamentare ka deklaruar se nuk do të pranojë të diskutojë asnjë çështje që prekin marrëveshjen e 5 qershorit.

Shpërndaje te miqtë