Aleanca Kuq e Zi thirrje për protesta nga qyteti i Lushnjes

exit.al 15 Nëntor 2015, 11:13

Aleanca Kuq e Zi i ka kërkuar sot tregtarëve të Lushnjes të ulin qepenat, në formë proteste për masat e ndërmara nga qeveria kundër evazionit fiskal.

Aleanca Kuq e Zi, gjithashtu, i ka kërkuar tregtarëve të vegjël të bashkohen në një grevë kombëtare.

Përfaqësues të saj i bënë thirrje qeverisë të lirojë nga burgu tregtarët e dënuar me akuzën e evazionit fiskal.