Akuzat e Berishës për mbrojtjen e Arben Frrokut

exit.al 19 Nëntor 2015, 16:03

Sot në Parlament, ish kryeministri Sali Berisha dekaroi se Arben Frroku ndodhet në Tiranë, i lirë dhe nën mbrojtjen e qeverisë.

Arben Frroku, vëllai i deputetit Mark Frroku, u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit në qershor të vitit 2015 për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, por nuk është kapur ende nga policia.

Zoti Berisha tha se pasi  Frroku u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Parë dhe u la i lirë në prill te 2015, “u shndërrua në një aleat të menjëhershëm të PS-së, dhe në takimin publik që bëri me kryebanditin Edi Rama iu tha mbathja, dhe të nesërmen kur do të bëhej gjykimi ai iku."