AKU kontrollon 484 biznese, gjobit 2 prej tyre

exit.al 26 Maj 2020, 18:43

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit(AKU)  ka kryer 484 inspektime të bizneseve ushqimore dhe ka gjobitur dy prej tyre.

Bizneset e gjobituar nuk kishin etiketimin e produktit në zbatim të ligjit dhe  ju mungonte sistemi i kotrollit të ushqimeve nga kimikatte dhe produktet e dëmshme.

AKU prej disa ditësh po kryen kontrolle në të gjithë vendit për cilësinë ushqimore të produkteve që tregtohen në dyqanet ushqimore.