Aktorët, drejtues të institucioneve, peticion Metës: Dekreto ligjin që shemb Teatrin Kombëtar

exit.al 26 Korrik 2018, 12:59

Si kundërpërgjigje për kërkesën që artistët në mbrojtje të Teatrit Kombëtar i bënë Presidentit Meta për të mos e dekretuar ligjin që lejon shembjen e tij, një grup tjetër artistësh, kryesisht drejtues të institucioneve shtetërore, i kërkojnë presidentit dekretimin sa më të shpejtë të ligjit dhe ndërtimin e teatrit të ri. Lajmin për këtë peticion e bëri publik Kryebashkiaku Veliaj, sot gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak. Aktorët shkruajnë se nuk duhet humbur më kohë, por duhet nisur sa më parë ndërtimi i një teatri bashkëkohor. Mes firmëtarëve janë dhe:

Zamira Kita – Drejtoreshë e Teatrit Korçë;

Hervin Çuli – Drejtori i Teatrit Kombëtar;

Erion Isai – i sapo emëruar si Drejtor i Teatrit të Kukullave.

Po ashtu bie në sy dhe firmosja e këtij peticioni nga tre aktorë që fillimisht ishin kundër shembjes së Teatrit, por pas një takimi me kryebashkiakun Veliaj, nuk protestuan më kundër ligjit që lejon shembjen e teatrit dhe dhënien e tokës kompanisë Fusha për të ndërtuar kompleks kullash. Ata janë Arben Derhemi, Robert Ndrenika dhe Alfred Trebicka. Shpërndaje te miqtë