Aktivistët mbanin në duar një pankartë me fytyrën e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ku shkruhet “recycle Bin” .
Sipas tyre deklaratat e Kurtit për ndryshim nuk janë të vërteta. Në një postim në Facebook, PSD ka shkruar: “Kohëve të fundit kemi parë njerëz me aktakuza, mbështetës e anëtarë të partive tjera që teksa kalojnë në VV iu falen e iu harrohen të gjitha veprimet. Mjafton një foto me liderin suprem dhe je i rilindur. Leninistë, erdoganistë, liberalë, konservatorë, pacifistë e radikalë gjejmë në aderimet që po na shitet si ndryshimi i madh. Çorbës ideologjike kapakun ia mban lideri suprem, ky riciklues i madh! Partitë e vjetra riciklojnë politika e njerëz, por ndryshimi është politikë e re dhe jo mjeshtri e riciklimit”.
Shpërndaje te miqtë
