Aksidentohet makina me emigrantë të paligjshëm

exit.al 9 Nëntor 2020, 13:56

Një makinë me pesë emigrantë të paligjshëm u aksidentua teksa përpiqej t’i shpëtonte policisë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën që lidh Tiranën me Fushë-Krujën.

Policia ka arrestuar shoferin e makinës ndërsa ka dërguar për mjekim emigrantët e lënduar.

Po ashtu një 26-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se është bashkëpunëtor me shoferin.

Hetimet për rastin po kryhen nga prokuroria e Tiranës.

Shpërndaje te miqtë