Aksidentohen 3 makina në autostradën Lezhë-Milot, 2 të plagosur

exit.al 14 Nëntor 2020, 19:50

Të paktën dy persona janë plagosur në një aksident me makina në autostradën Lezhë-Milot.

Tre makina u përplasën, ndërsa policia po punon për të zbuluar fajtorin e aksidentit.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lezhës dhe nuk ndihet ende asnjë informacion mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Shpërndaje te miqtë