Aksidente në orët e para të megjesit të së dielës, humb jetën një person në Elbasan

exit.al 11 Korrik 2021, 10:07

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik në rrugën që lidh fshatin Gostimë me fshatin Mollas në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:45. Sipas policisë shoferi ka humbur kontrollin e automjetit e për pasojë ka dalë nga rruga.

Një aksident i ngjashëm ka ndodhur në rrugën Levan – Tepelenë por fatmirësisht pa viktima.

Automjeti ku udhëtonte një familje me 4 persona ka dalë nga rruga e për pasojë është plagosur kryefamiljari.

Ndërkohë në Tiranë janë arrestuar gjatë mbrëmjes 3 persona për drejtim automjeti në gjendje të dehur.