Aksident në Krujë, humb jetën këmbësori

exit.al 28 Dhjetor 2020, 20:44

Një person ka humbur jetën në Krujë si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Ngjarja ka ndodh rreth orës 19:15, në Qerek të Krujës, njofton policia.

Një 31-vjeçare ka përplasur me automjet një këmbësor i cili ka ndërruar jetë në vend.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.