Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë

exit.al 27 Dhjetor 2020, 13:51

Lundrimi i mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit në Vlorë është pezulluar për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Autoritetet bëjnë me dije se situata do të vijojë e trazuar në det për 72 orët e ardhshme ndërsa pritet që moti të përmirësohet në datën 30 dhjetor.

Ende nuk ka një vendim se deri në çfarë date do të jenë të pezulluara lundrimet.