Gjendet e mbytur një 80-vjeçare në Shkodër

exit.al 7 Janar 2021, 13:25

Një 80-vjeçare është gjetur e mbytur në breg të liqenit të Shkodrës.

Trupi i pajetë u gjet rreth orës 11:50, në fshatin Dobraç.

Sipas policisë, 80-vjeçarja kishte 10 ditë që ishte larguar nga banesa.

Ajo vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Nga verifikimet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.