Aksident në Durrës, humb jetën një 65 vjeçar

exit.al 20 Shtator 2020, 09:27

Një aksident ka ndodhur në një lagje të Durrësit, ku një automjet ka përplasur një biçiklist duke i shkaktuar vdekjen. Lajmin e bëri të ditur polica e cila shkruan:

“Më datë 20.09.2020, rreth orës 08:03, në lagjen nr.14, Shkozet, Durrës, shtetasi G.M., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar biçiklistin, një shtetas ende të pa identifikuar rreth 65 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.”

Policia po vazhdon hetimet për ngjarjen . Shpërndaje te miqtë