“Dibra është më e prekura nga largimi i të rinjve, sepse është qarku i lënë më në harresë nga qeveria në ikje. 8 vjet në pushtet dhe nuk mbaruan dot as Rrugën e Arbrit, megjithëse e gjetën të nisur dhe me projekt të gatshëm.”
Sipas ish-deputetes, Dibra i ka të gjitha mundësitë për të zhvilluar turizmin malor, por mungesa e investimeve në infrastrukturë është fatkeqësia më e madhe e qarkut:“Maja më e lartë në vend, Mali i Korabit ndodhet në qarkun e Dibrës, por madhështia e tij është lënë në hije. Liqenet e Lurës, megjithëse janë masakruar ndër vite, kanë një bukuri të rrallë.
Gjithçka ndodh, sepse nuk ka rrugë, nuk ka investime, por ka vetëm braktisje, në një zonë që njihet për njerëzit e vet punëtorë, të mençur dhe të ditur.”
Ajo theksoi se qeveria nuk ka bërë asgjë për t’i shtyrë dibranët të investojnë në vendin e tyre. Në fund ajo shton dhe rolin e krimit, si një prej faktorëve për largimin e dibranëve:“Krimi! Është i vetmi investim që kjo qeveri ka bërë gjatë këtyre viteve më qarkun e Dibrës! Strukturat e shtetit sot i drejtojnë bandat. Një grusht njerëzish drejtojnë gjithë qarkun, të cilin e kanë mbushur me drogë! Prandaj, dibranët ikin sot dhe lënë pas një zonë të mrekullueshme.”
Ish-deputetja Çupi shkruan se ulja e përfaqësimit në kuvend të dibranëve e matjanëve duhet të shërbejë si këmbanë alarmi:“Zgjidhja më e mirë është të maksimalizojmë votën dhe të largojmë këtë qeveri të padrejtë, të pandershme dhe diskriminuese! Me minus duhet të dalë Edi Rama, jo dibranët dhe matjanët!”
Shpërndaje te miqtë
