Aksident në autostradën Vlorë-Fier, humb jetën një 25-vjeçare

exit.al 26 Janar 2021, 21:27

Një 25-vjeçare është aksidentuar e për pasojë ka humbur jetën, mbrëmjen e së martës në autostradën Vlorë – Fier.

Policia njofton se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të makinës nga ana e 25-vjeçares.

Ajo ka humbur jetën në vend ndërsa një 22-vjeçare që udhëtonte me të është dërguar në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shpërndaje te miqtë