Aksident në aksin Elbasan-Peqin, 5 të plagosur

exit.al 12 Korrik 2020, 19:58

Pesë persona janë plagosur në një aksident me makina pasditen e së dielës, në aksin Elbasan-Peqin.

Sipas raportimeve në media, tre prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe janë transportuar për në spitalin e Elbasanit.

Shkak për aksidentin mes dy makinave mendohet të ketë qenë një parakalim i gabuar.

Shpërndaje te miqtë