“UNESCO i bën thirrje autoriteteve turke të nisin sa më parë dialogun në mënyrë që të shmanget ecja prapa për vlerat universale të kësaj trashëgimie të jashtëzakonshme, ruajtja e së cilës do të rishikohet nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore në seancën e tij të ardhshme."
Ditët e fundit presidenti Erdogan ka firmosur dekretin për kthimin e muzeut Hagia Sophia në një xhami. Hagia Sophia u ndërtua 1,500 vite më parë si një katedrale. Më pas otomanët e kthyen atë në një xhami, por në vitin 1934 u shndërrua në muze. Ajo është një vend i Trashëgimisë Kulturore Botërore që mbrohet nga UNESCO. Propozimi ka shkaktuar kritika të forta nga drejtues fetarë apo politik në të gjithë botën. 350 kisha, anëtare të Këshillit Botëror të Kishave, i kanë bërë thirrje Ergodanit të tërheqë vendimin pasi kjo lëvizje do të sjellë përçarje mes komuniteteve fetare.Vendimi u kundërshtua dhe nga Bashkimi Europian. Ndërsa të dielën, edhe Papa Frencesku u shpreh i pikëlluar për kthimin e muzeut, dikur kishë, në xhami. Reagimi i presidentit Ergodan ndaj të gjithë kritikëve ishte deklarata për revistën Kriter:“Vendimi përfundimtar për statusin e Hagia Sofisë ka të bëjë me kombin turk dhe me asnjë tjetër. Është çështje jona e brendshme.”
Shpërndaje te miqtë
