Aksident automobilistik në rrugën Pogradec - Korçë

exit.al 4 Janar 2016, 19:50

Një person ka humbur jetën dhe gjashtë të tjerët u plagosën në një aksident automobilistik në aksin rrugor Pogradec – Korcë, gjatë mbasdites së sotme.

 Viktima është Martin Duro 30 vjeç nga Podgoria. Të aksidentuar e tjerë u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin rajon të Pogradecit.