“Më datë 2 janar, kryeministri ka kërkuar që të gjithë kryetarët përkatës të bashkive të vazhdojnë procesin e përcaktimit të tokave ku do të ndërtohen qytezat urbane, që janë pjesë e ligjit të posaçëm për rindërtimin.
Kemi kërkuar që të jenë toka shtetërore.
Brenda një kohe shumë të shkurtër do të bëjnë planet e detyruara vendore, masterplanet. Pa këto nuk mund të kalojmë fazën e rindërtimit.”
Zoti Ahmetaj njoftoi se nesër do të zhvillohet një takim me kryetarët e bashkive për të bërë të gjithë listën ligjore të familjeve që kanë humbur shtëpitë dhe për të hartuar mënyrën e aplikimit për familjet e prekura:“Duhet të ngremë një formë aplikimi për qytetarët e dëmtuar. Aplikimi do të jetë i thjeshtë dhe bashkitë duhet të hartojnë politikat për të bërë të mundur financimin e projekteve.”
Ministri tha se qeveria po punon dhe për caktimin e rregullave për dhënien e lejeve për ndërtimin dhe rikonstruktimin e banesave të dëmtura.
