Terminali i autobusëve, Kamëz.[/caption]
Zoti Veliaj e cilësoi shpërnguljen e stacioneve nga zona pranë Sheshit Shqiponja te kthesa e Kamzës, si shpërngulje të detyruar për t'i hapur rrugë punimeve për Unazën e Re, tenderi i së cilës është fituar gjithashtu nga Salillari.
“Në zonën e sheshit Shqiponja […] do të ketë gërmime nën tokë, punime masive me mjete të rënda, brenda kësaj jave do të paraqesim dhe një sistem të ri të trafikut dhe i kërkojmë qytetarëve që të bashkëpunojnë me Policinë Rrugore dhe Policinë Bashkiake, që teksa punojmë projektin […], të kemi mundësi që edhe trafiku të lëvizë, por edhe puna të kryhet.”
[caption id="attachment_62735" align="aligncenter" width="1920"]
Projekti dhe gjurma e tij në Sheshin Shqiponja.[/caption]
Në zonën e Sheshit Shqiponja prej javësh nuk ka punime, pavarësisht se prishjet e ndërtimeve pa leje nisën në nëntor. Ky segment është segmenti për të cilin u zhvilluan disa tendera, pasi kompanitë që fituan tenderin e parë u kapën me dokumente të falsifikuara.
Aferat që shoqëruan tenderat kanë lënë në kaos të plotë trafikun. Në orare të ndryshme kalimi nga Sheshi Shqiponja kërkon deri në 30 minuta.
Nuk është e qartë se çfarë nënkupton kryebashkiaku i Tiranës me “sistem të ri trafiku”, por duket e vështirë që punimet të vazhdojnë pa krijuar trafik pasi qarkullimi nuk ka alternativë tjetër.
