Agjencitë turistike në protestë: Po falimentojmë, jemi pa asnjë mbështetje

exit.al 11 Qershor 2020, 15:34

Një grup përfaqësuesish të agjencive turistike protestuan sot para Ministrisë së Turizmit, për të kërkuar lehtësira fiskale dhe ndihma nga qeveria për të përballuar dëmet e shkaktuara nga pandemia e Covid-19.

Ata kërkojnë përjashtimin nga taksat për një periudhë të përkohshme dhe marrjen nga shteti të një page minimale për punonjësit e tyre.

Përfaqësuesit shprehen se që prej marsit nuk kanë punuar asnjë ditë dhe se rrezikojnë falimentimin në rast se vazhdojnë të paguajnë gjithë detyrimet ndaj shtetit dhe pagat e stafit.

Ata  thanë se situata nuk duke optimiste as për muajt në vazhdim pasi turizmi do të preket rëndë nga pandemia e Covid-19.

Exit News ka shkruar dhe më parë se qeveria Rama nuk ka një plan të qartë për të nxjerrë sektorin e turizmit nga kriza. Turizmi është sektori që parashikohet të goditet më rëndë nga pandemia.

Shpërndaje te miqtë