Doracaj, KQZ hedh poshtë pretendimet e opozitës për ndërrimin e vendbanimit

exit.al 2 Shkurt 2021, 21:00

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka afishuar listën me emrat e personave që ju ka skaduar karta e identitetit në zyrat e gjendjes civile. Ata mund ta kontrollojnë edhe në portalin e-Albania emrin e tyre, por në pamundësi mund ta konfirmojnë në zyrat e Gjendjes Civile.

Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile njoftoi të martën tha se zyrat punojnë edhe të shtunën për këdo që do të aplikojë për rinovimin e letër njoftimit.

Diracaj hodhi poshtë akuzat e opozitës për ndërrimin e vendbanimeve të qytetarëve pa dijenin e tyre për arsye të votimeve. Ai deklaroi se auditimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve prej disa muajsh nuk ka gjetur asnjë problem në ndryshimet e vendbanimit, sikurse kishte denoncuar PD.

“Deri më sot, edhe auditi i KQZ-së nuk kanë gjetur një rast të një shtetasi që i është ndryshuar vendbanimi dhe vendi i votimit. Sipas ligjit, ata duhet ta vetëdeklarojnë ndryshimin e vendbanimeve", tha Doracaj.

KQZ  u bëri të dielën thirrje qytetarëve që të nxitojnë për tu pajisur me dokumentat e reja të identifikimit para 25 prillit në mënyrë që të votojnë.

Aplikimi për leter njoftim bëhet në zyrat e kompanisë Aleat. Qytetarët mund të lënë fillimisht një takim online përmes portalit e-Albania.

Personat mbi 75 vjeç nuk kanë nevojë ta rinovojnë kartën.

Shpërndaje te miqtë