“Për të krijuar një ide të qartë se çfarë na shqetëson dhe për çfarë arsye i jemi drejtuar prej disa javësh miqvë tanë këtu në Austri, për të ndërtuar një bashkëpunim tani, pa pritur që gjërat të shkojnë pastaj në rrugën e vitit 2015, është që, nëse në janar – maj të vitit të kaluar, kemi pasur 162 emigrantë të parregullt, në janar – maj deri tani që flasim, numri i tyrë është 2311.”
Por, sipas rapotit të IOM, nga janari në maj 2018, janë regjistruar 1 180 emigrantë të paligjshëm në Shqipëri. Në raport shkruhet se:6 700 emigrantë të paligjshëm të rinj që kanë hyrë në BE, nga Greqia përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës—rruga e re e përdorur nga emigrantët e paligjshëm.
Prej tyre, më shumë së dy të tretat e tyre, rreth 4227 persona, janë regjistruar në Bosnje-Hercegovinë, 1 362 emigrantë në Malin e Zi dhe 1 180 emigrantë në Shqipëri.
Shpërndaje te miqtë
