Lulzim Basha: Rama si Al Kapone, por reforma do ta largojë nga karrigia

exit.al 25 Mars 2016, 13:21

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i sapo kthyer nga vizita e tij në  Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dha sot një deklaratë për median.

Zoti Basha akuzoi drejtëpërdrejtë Kryeministrin Rama si “Al Kaponen” që ka zaptuar karrigen e kryeministrit me arrogancë e klientelizëm. "Reforma në drejtësi ka si qëllim t'i japë fund kësaj krekosje e arrogance," u shpreh kreu i PD-së.

Ai u shpreh optimist për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit dhe arritjen e dakordësisë për refomën në drejtësi, si dhe theksoi mbështetjen e SHBA-ve për në çdo hap të reformimit të sistemit të drejtësisë shqiptare.

Shpërndaje te miqtë