Prokuroria kërkon dënim me burg për ish Ministrin Tafaj

exit.al 24 Mars 2016, 14:06

Prokuroria e Tiranës kërkoi, sot, dënimin me një vit burg për ish-Ministrin e Arsimit Myqerem Tafaj.

Ish Ministri akuzohet për shpërdorim detyre, pasi ka akredituar në mënyrë të paligjshme 4 fakultete, në periudhën 2009-2013. Dosja e tij ishte dërguar për gjykim në Gjykatën e Lartë në tetor të vitit 2015.

Sipas prokurorisë, dëmi që vendimi i Zotit Tafaj i ka shkaktuar shtetit është mbi një milion euro. Gjykata do të japë vendimin në datën 14 prill.

Shpërndaje te miqtë