9 viktima dhe 294 të infektuar të rinj në Kosovë

exit.al 19 Janar 2021, 15:48

294 të infektuar të rinj me koronavirus janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, mes 1.729 personave të testuar.

Prej disa ditësh Kosova regjistroi më pak se 300 të infektuar çdo ditë, shifër kjo më e ulët krahasuar me fillimin e janarit.

Në 24 orët e fundit, 9 pacientë me Covid ka humbur jetën. Ndërsa 281 pacientë janë shëruar.

Në total, që prej marsit 2020, në Kosovë janë regjistruar 56.412 të infektuar me Covid-19. Prej tyre, 1.420 persona kanë humbur jetën dhe 49.713 janë shëruar.

Shpërndaje te miqtë