9 viktima dhe 162 të infektuar të rinj me Covid-19 në Kosovë

exit.al 19 Gusht 2020, 17:29

162 të infektuar të rinj dhe 9 viktima janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Që prej fillimit të pandemisë në mars, 425 pacientë kanë humbur jetën ndërsa raporton 11 848 të infektuar.

Në total në Kosovë ka ende 3 739 pacientë aktivë, ku shumica e tyre është në Prishtinë.

Ministria e Shëndetësisë i ka bërë apel vazhdimisht qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë masat e rekomanduara, pasi numri i pacientëve të shtruar në spitale ka arritur kulmin dhe pothuaj në gjithë spitalet rajonale në Kosovë, si dhe në spitalin Infektiv nuk ka më vende të lira.

Shpërndaje te miqtë