9 të vrarë dhe 10 të plagosur në Mynih

exit.al 22 Korrik 2016, 22:17

Nëntë persona janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur në një sulm me armë në Mynih, ditën e premte, pasdite. Policia tha se ky ishte një sulm terrorist.

Rreth orës 6 të pasdites, tre persona të ndodhur në çatinë e parkimit të një qendre tregtare hapën zjarr në drejtim të personave të ndodhur në qendër.

Duket se motivi i sulmit ka qenë racizmi sepse sulmuesit janë dëgjuar të thonë parrulla kundër të huajve.

Dyshohet se ato kanë arritur të ikin nëpërmjet metros. Por, ende nuk dihet vendndodhja e tyre.

Policia ka njoftuar qytetarët të qendrojnë larg hapësirave publike.

 

Shpërndaje te miqtë