Indi, zhduket një avion ushtarak me 29 persona në bord

exit.al 22 Korrik 2016, 12:00

Një avion i forcave ushtarake indiane, me 29 persona në bord, është zhdukur teksa fluturonte mbi Gjirin e Bengalit.

Avioni kishte nisur udhëtimin nga qyteti Chenai drejt portit Blair rreth orës 8:30 dhe duhet të mbërrinte rreth orës 11:30, sipas orës lokale.

Por, Forcat Ajrore Indiane raportuan se kanë humbur kontaktet me avionin gjatë fluturimit dhe tashmë janë bërë mbi 3 orë që avioni duhet të kishte arritur në port.

FAI raportojnë se avioni i tipit AN-32 mund të fluturojë katër orë pa pasur nevojë për rifurnizim me karburant.

Forcat ajrore dhe detare po vazhdojnë kërkimet.

Shpërndaje te miqtë