Ministri Manjani: Pas verifikimit, shkarkohen gjyqtarët që nuk lejohen të futen në SHBA

exit.al 3 Mars 2016, 12:58

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani deklaroi, sot, se do të nisë procedurat e shkarkimit për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që nuk lejohen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Si ministër i Drejtësisë, më duhet të them që jam i gatshëm të çel që tani procedurat e shkarkimit për cilindo gjyqtar, apo sugjeroj shkarkimin e cilido prokurori, i cili gjendet në listën e kësaj natyre, sigurisht duke bërë edhe verifikimet e nevojshme,” u shpreh ministri Manjani.

Ky vendim i ministrit Manjani erdhi pas deklaratës së ambasadorit amerikan Lu, se Ambasada Amerikane në Tiranë i ka refuzuar vizën amerikane disa prokurorëve e gjyqtarëve të korruptuar, ndër të cilëve dhe gjyqtarit Gjin Gjoni. Ambasadori deklaroi se ambasada ka një listë me emrat e prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar, që nuk do të lejohen të hyjnë në SHBA.

Shpërndaje te miqtë