Nisma "Për Publiken" qytetarëve: Të mbjellim pemë në vend të betonit!

exit.al 27 Shkurt 2016, 13:08

Sot, nisma qytetare "Për Publiken"  ftoi qytetarët që ditën e diele të mbjellin pemë në zonën ku Bashkia do të ndërtojë këndin e shumëpërfolur për fëmijë. Më anë të një deklarate për mediat, përfaqësues të nismës  deklaruan se protestat e  qytetareve kundër betonizimit të Parkut të Liqenit Artificial do të vazhdojnë.

"Merr me vete nje peme që do ta mbjellësh në hapësirën e rrethuar për betonizim. Merr një lopatë dhe të mbushim gropat e hapura në mënyrë të jashtëligjshme," shkruajnë qytetarët në deklaratën e tyre.

Nisma të shumta qytetare dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë protestuar në mënyrë të vazhdueshme kundër ndërtimin e paligjshëm të këndit të lojrave, brenda Parkut të Liqenit. Ata kërkojnë që Kryebashkiaku Veliaj të respektojë ligjin dhe të bëjë transparencë për të gjithë këtë proçes.

Artikuj të lidhur:

Si bëhet informimi dhe dëgjimi i publikut për lejet mjedisore – Exit shpjegon

Paligjshmëria dhe arbitrariteti i Zotit Veliaj dhe pamendtë e mia

Shpërndaje te miqtë