8 viktima dhe 142 të infektuar të rinj me Covid-19 në Kosovë

exit.al 14 Gusht 2020, 14:52

8 pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Kosovë.

Që prej fillimit të pandemisë në mars, 381 pacientë kanë humbur jetën,

Po ashtu janë zbuluar 142 të infektuar të rinj, duke e çuar totalin në 11 130 të infektuar.

Në total në Kosovë ka ende 3 932 pacientë aktivë, ku shumica e tyre është në Prishtinë.

Ministria e Shëndetësisë i ka bërë apel vazhdimisht qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë masat e rekomanduara, pasi numri i pacientëve të shtruar në spitale ka arritur kulmin dhe pothuaj në gjithë spitalet rajonale në Kosovë, si dhe në spitalin Infektiv nuk ka më vende të lira.

Shpërndaje te miqtë