Zelanda e re zgjat me 12 ditë karantinën

exit.al 14 Gusht 2020, 13:57

Zelanda e re do ta zgjasë me 12 ditë karantinën në vend. Kryeministrja Jacinda Ardern njoftoi zgjatjen e karantinës pasi numri i të infektuarve arrin në 29.

Një ditë më parë Zelanda e re rregjistroi 14 raste me koronavirus.

Që prej të mërkurës në qytetin e Auckland është vendosur karantina.

Të gjitha bizneset përfshirë restorantet, baret dhe dyqanet jo thelbësore do të mbyllen. Njerëzit gjithashtu tani do të lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për arsye të rëndësishme siç është furnizimi me ushqime. Takimet mbi 10 persona do të ndalohen gjithashtu në qytetin e Auckland.

Shkollat ​​në Auckland janë të mbyllura gjithashtu.

Pjesa tjetër e Zelandës së Re ka disa kufizime si ndalimin e grumbullimit të më shmë se 100 personave në një vend. Distanca sociale duhet të respektohet në ambjente të përbashkështa si pishinat, libraritë, muzetë.

Shpërndaje te miqtë