8 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

exit.al 9 Korrik 2021, 15:19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri me dije të enjten se në Kosovë në 24 orët e fundit nuk ka patur ìviktima nga COVID-19.

Ndërkohë, nga testimi i  1 354 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 8 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 10 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në  105 422 raste.

Mbeten 149 raste aktive.

Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 107 838 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 264 pacientë kanë humbur jetën.

Në vend tashmë janë vaksinuar plotësisht 63 301  qytetarë, ndërkohë që 250 658  të tjerë kanë marr të paktën një dozë.