8 persona të vdekur dhe 709 raste të reja në 24 orët e fundit në Kosovë

exit.al 17 Mars 2021, 15:23

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të dielën se kanë vdekur tetë persona, të cilët kishin qenë të infektuar me koronavirus.

Rastet e vdekjeve raportohen të jenë nga komunat:Gjilan 2 raste (74, 60 vjeç), Prishtinë 2 raste (89, 76 vjeç), Kaçanik 1 rast (76 vjeç), Podujevë 1 rast (70 vjeç), Rahovec 1 rast (62 vjeç), Skenderaj 1 rast (64 vjeç).

Pas testimit të 4 388 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, janë regjistruar edhe 709 raste të reja me koronavirus.

Sipas raportit ditor të IKSHPK-së, sëmundjen COVID-19 e kanë mposhtur edhe 385 persona.

Që fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar në total 79 089 raste me COVID-19, prej të cilave, 1 731 raste kanë përfunduar me fatalitet dhe 65 979 persona janë shëruar.

Aktualisht në Kosovë gjenden 11 379 raste aktive.

 

Shpërndaje te miqtë