“Unë dëgjova një akuzë për një proçes transparent, me proçedurë ndërkombëtare, për zonën ekonomike të Spitallës dhe vetëm për faktin që im vëlla ishte shoqëruar me një shokun e tij që nga emigracioni në Amerikë, që është sipërmarrës dhe është i lidhur me kompaninë që mund të ishte fituese, unë i kërkova ministrit anullimin.”
Por sot Ministrja e sapoemëruar e Ekonomisë Milva Ekonomi anulloi tenderin me një tjetër arsye. Kompanive, ofertat e të cilave ishin pranuar si të rregullta më parë, u është dërguar një njoftim se tenderi anullohej pasi:“dokumentat e dorëzuara nuk përmbushin kushtet e vendosura nga Ministria e Ekonomisë.”
