704 persona janë hetuar nga SPAK gjatë një viti

exit.al 19 Dhjetor 2020, 13:13

704 persona kanë qënë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) gjatë një viti.

Në një njoftim zyrtar, SPAK bën të ditur se 255 persona janë hetuar për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar ndërsa 209 persona janë hetuar për veprat penale që lidhen me korrupsionin.

Gjatë një viti janë dërguar 59 kërkesa për gjykim në gjykatën e posaçme ndër të cilat 16 kërkesa për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 39 kërkesa për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

SPAK ka kërkuar pushimin e hetimeve ndaj  39 personave, ndër të cilët  5 personave për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 23 persona për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Gjykatat e Posaçme kanë dhënë gjithsej 57 vendime, ku 36 vendime janë dhënë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe 23 vendime nga Apeli.

 

 

Shpërndaje te miqtë