7 kg kokainë kapen në Portin e Durrësit

exit.al 6 Gusht 2021, 14:57

7 kilogramë kokaine u kap në një kontejner në portin e Durrësit, njoftoi policia. Policia arrestoi administratorin e firmës ku do mbërrinte kontenieri.

Kontenieri i përkiste firmës “Fish Co Tirana”, me qendër në Tiranë, dhe vinte nga Ekuadori.

Droga u gjend në pjesën e kapakëve të ventilimit.