SPAK heton Selim Cekaj për trafikun e drogës përmes kontenierve të bananeve

exit.al 6 Gusht 2021, 10:45

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion SPAK do të hetojë çështjet kundër Selim Çekaj. Çekaj, pronari i kompanisë së transportit të bananeve ku u kapën 49 kilogramë kokainë u arrestua në 2 prill 2021.

Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencë për cështjen.

Selim Cekaj, 72 vjeç është babai i Arbër Cekajt, i arrestuar për transportin e 613 kilogramë kokaine në 2018 nga Ekuadori.

Avokati i Cekajt u shpreh se një bandë kriminale po përdor kontenierët e kësaj kompanie. Më parë edhe Arbër Cekaj akuzoi një klan mafioz që po përdor familjen e tij.