CNN pushon nga puna 3 punonjës për paraqitjen në punë të pavaksinuar

exit.al 6 Gusht 2021, 10:24

CNN ka pushuar nga puna tre punonjës që shkelën politikën e kompanisë duke ardhur në punë të pavaksinuar kundër Covid-19.

Jeff Zucker, presidenti i kompanisë mediatike njoftoi stafin në një memo të dërguar të enjten se vaksinat ishin të detyrueshme nëseshkonin në zyrë ose dilnin në terren në kontakt me punonjësit e tjerë.

Memo u postua për herë të parë në Twitter nga gazetari i CNN, Oliver Darcy. CNN nuk dha detaje mbi pushimet nga puna, apo ku ishin vendosur punonjësit.

Shumica e zyrave të CNN janë hapur tashmë në baza vullnetare, dhe Zucker tha se më shumë se një e treta e anëtarëve të stafit të lajmeve janë kthyer.

Drejtuesi i CNN tha se maskat do të kërkohen në zyrat e Atlantës, Uashingtonit dhe Los Angeles kur njerëzit nuk hanë, pinë ose ndodhen në një hapësirë ​​të mbyllur.

Memo e CNN tha gjithashtu se kthimi në zyrë fizikisht i punonjësve pritej të shtyhej deri në mesin e tetorit.

Kompanitë e mëdha në të gjithë vendin po vendosin vaksinimin e detyrueshëm për punonjësit që duan të kthehen në zyrë.